BallinaKryesoreEksperti amerikan: Koronavirusi është krijuar në laborator

Eksperti amerikan: Koronavirusi është krijuar në laborator

“Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”. Kështu shprehet eksperti amerikan Francis Boyle, i cili është profesor drejtësie në universitetin e Illinois. Kjo teori në fillim u tha se është konspirative, por tashmë thënë nga një ekspert bëhet edhe më serioze.

Francis Boyle në vitin 1989 hartoi aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike në SHBA, ndërsa në një intervistë të publikuar në rrjet, ai ka thënë se koronavirusi është një armë vdekjeprurëse dhe që është krijuar në një laborator të sigurisë së lartë në Ëuhan.

Sipas Boyle, virusi mund të jetë krijuar edhe në laboratorin BSL-4 në Wuhan që është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit. Sipas ekspertit amerikan, qeveria e Kinës është përpjekur fillimisht ta mbulonte rastin, por tashmë me përhapjen në masë të virusit po merr masa për të frenuar epideminë.

Sipas ‘TgCom’ qëndrimi i profesorit amerikan është në kundërshti të plotë me versionin zyrtar, se virusi vdekjeprurës është shpërndarë në një treg lokal të Wuhan. Por ky version zyrtar është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë të fushës që bëjnë me dije se vetëm 66% e rasteve fillestare me të infektuar kishin vizituar tregun lokal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular