BallinaAktualitetEMRI/Kush është polici i plagosur rëndë pas përplasjes me armë në Elbasan

EMRI/Kush është polici i plagosur rëndë pas përplasjes me armë në Elbasan

Një oficer policie është plagosur rëndë gjatë përplasjes me armë mëngjesin e sotëm në Elbasan teksa forcat e rendit i ishin vënë në ndjekje një makine që nuk u ndaloi.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se polici i plagosur rëndë quhet Eugen Abdurrazaku. Ndërkohëm, mësohet se gjatë përplasjes me armë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ngjarja
Policia i kërkoi të ndalonte një makine tip “Passat” që po vinte nga Librazhdi në Elbasan. Në momentin kur makina nuk ka ndaluar, policët i kanë hedhur në rrugë zinxhirë me gozhdë me qëllim çarjen e gomave.

Në këtë moment ka patur përplasje me armë mes policëve dhe dy personave që ndodheshin në automjet. Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të plagosurve janë personat që po udhëtonin me automjetin “Passat”, kurse një tjetër është punonjës policie. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular