BallinaAktualitetFlamur Noka: Anti-KÇK fut në kthetrat e Lleshaj BKH dhe SPAK

Flamur Noka: Anti-KÇK fut në kthetrat e Lleshaj BKH dhe SPAK

Ish deputeti i PD, Flamur Noka thotë se kryeministri Edi Rama në pamundësi për të futur nën kthetrat e ministrit të brendshëm BKH dhe SPAK me reformën në drejtësi, ja gjeti anën me paketën anti-KÇK.

I ftuar në intervistën në Ora News, Noka thotë se kjo paketë nuk është asgjë tjetër veçse një depresion politik.

Flamur Noka: Kur diskutohej çështja e reformës në drejtësi, u bë gjithçka që te paketa e reformës në drejtësi të futej detyrimisht që BKH dhe SPAK të ishin nën kthetrat e ministrit të Brendshëm. Atë që nuk e bëri dot atëherë, ka gjetur një mënyrë për ta bërë fakt sot. Paketa anti-KÇK, aty do të jetë drejtori i SPAK dhe BKH që duhet të raportojnë tek ministri. SPAK është ngritur për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Korrupsioni nuk është ai qytetari por ministri dhe titullarët. Nëse ti i jep llogari ministrit, atëherë si mund të kontrollosh atë dhe qeverinë se je ushtar i tyre. Tendenca për ta futur në kthetra atëherë, sot Edi Rama po përpiqet t’ja bëj fakt shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që BKH dhe SPAK duhet të jenë nën kthetrën e ministrit të brendshëm dhe ekzekutivit. Çdo nismë do të ishte pranuar në momentin kur në këto 7 vite do të ishte zbatuar ligji antimafia dhe të shihnim disa bosë të krimit të organizuar prapa hekurave. Mund të bësh amendime në ligj po ky nuk është zbatuar.

Sipas Nokës ligji antimafia i bërë me konsulencë të huaj ishte i mjaftueshëm për Shqipërinë sa që nuk ishte nevoja për paketën anti KÇK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular