BallinaAktualitet“Forca e Ligjit” i sekuestroi shtëpitë dhe makinat, kush janë tre të...

“Forca e Ligjit” i sekuestroi shtëpitë dhe makinat, kush janë tre të shpallurit në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës

Operacioni “Forca e Ligjit” zbarkoi ditën e sotme në Shkodër ku ka vënë në sekuestro disa pasuri të personave të ndryshme, nga shtëpitë një, dy dhe tre katëshe e tek makinat luksoze.

policia

News 24 raporton se personave që u janë sekuestruar pasuritë janë tre prej tyre të shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës:

 

  1. Shtetasit Aldo Manjishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës.
  2. Shtetasit M. Docaj, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
    • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
    • Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
  3. Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
    • 3 automjete
    • 1 motor. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës.
  1. Shtetasit Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
    • Një automjet;
  2. Shtetasit Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. I shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës.
  3. Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
    • Një automjet;
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular