BallinaKryesoreGaznent Bardhi, tregon me video pse Rama se lufton dot krimin: Eshtë...

Gaznent Bardhi, tregon me video pse Rama se lufton dot krimin: Eshtë kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me…

Krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij. Kështu shprehet në reagimin e tij të rradhës sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Sipas numrit dy të selisë blu, shefi i qeverisë është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin.

“Krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes.

Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Reagimi i Bardhit vjen teksa qeveria po propagandon me forcë të ashtuquajturin “Operacioni Forca e Ligjit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular