BallinaEkonomiPse grisej 200 lekëshi, Dritan Shano rrëfen historinë me "Zyranë"

Pse grisej 200 lekëshi, Dritan Shano rrëfen historinë me “Zyranë”

Para se të dilte prerja e re e kartmonedhës së 200 lekëshit, të gjithëve na ka rastisur të kemi në portofolët tonë 200 lekësha të grisur.

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, rrëfeu një histori pesonale interesante në studion e “Temporas” në Rtv Ora, që tregon arsyen se pse në fakt griseshin këto kartmonedha.

Dritan Shano: Po e nis me një situatë anekdotike por një ngjarje e vërtetë për të treguar se ku është ekonomia tani. Ngjarja më ka ndodhur mua në 2015 dhe tani jemi më keq se atëherë. Zbres poshtë për të blerë diçka dhe Zyraja që shiste në një minimarket më jep një 2 mijë lekëshe të grisur. I thashë mos ma jep atë dhe më tha se të gjitha janë të grisura.Po pse i thashë? Po ja tha, vinë njerëzit të bëjnë ndonjë pazar, ti thua bën 2 mijë lekë, e nxjerrin dhe ta japin, ti e kap dhe bën t’jua marrësh, ata se lëshojnë dhe griset. Nga ajo ditë dhe deri sot është bërë më keq. Të ardhurat reale në duart e shqiptarëve janë gjithnjë e më pak dhe të ardhurat reale në duart e oligarkëve janë gjithnjë e më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular