BallinaAktualitetTabaku: Kur vjen në pushtet me krimin, do të bësh favore, do...

Tabaku: Kur vjen në pushtet me krimin, do të bësh favore, do të ndash tendera dhe koncesione

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se situata e rëndë ekonomike në vend ishte e pritshme që kur PS erdhi në pushtet në 2013 ne premtime jashtë mundësive për ti mbajtur.

Në “Tempora” në Rtv Ora, ajo thotë se  Rama erdhi me votat e krimit dhe kjo do ti kthehej mbrapsht në një moment të caktuar.

Jorida Tabaku: Kur vjen në pushtet me premtime jashtëzakonisht të mëdha, kur kthen përmbys një sistem me të mirat dhe këqijat që kishte Shqipëria e 2013, kur ngre krimin në piedestalin më të lartë të politikës, kur ti i nxin faqen Shqipërisë në faqet më të mëdha të Europës, kur ti për 6 vite ke rekordin më të keq në procesin e integrimit, kur ti nuk ke pasur asnjëherë asnjë hap para në marrëdhëniet euroatlantike por ke pasur hapa pas, besoj që pjesa më e madhe e njerëzve që e dinin si erdhi PS në pushtet e prisnin këtë. Kur vjen në pushtet me krimin ti bën një aleancë që do të kthehet një ditë pas. Do të bësh favore, do të ndash tendera dhe koncesione, do u japësh miqve dhe atyre që të kanë sjellë në pushtet pjesën e tyre. Do lirosh kriminelët nga burgjet siç po ndodh, do mundohesh ti përdorësh për zgjedhje por ata do të ushtrojnë presion. Kjo mënyrë dhe ky sistem qeverisjeje nuk mund të zgjasë për një periudhë të gjatë. Ka pasur efekte të jashtëzakonshme në dëmtimin e mirëqënies, shpopullimin dhe humbjen e shpresës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular