BallinaAktualitetFamiljet e prekura nga tërmeti, ja 15 zonat ku do ndërtohen lagjet...

Familjet e prekura nga tërmeti, ja 15 zonat ku do ndërtohen lagjet e reja

Qeveria ka miratuar zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja, që do të shërbejnë për strehimin e familjeve të mbetura në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit. 

Aksioni i nxjerrjes nga rrenojat tre trupave te Miramare11

Vendimet janë botuar dje në Fletoren Zyrtare, duke i hapur rrugë fillimit të punimeve në terren.

LAGJET E REJA

Gjithsej janë 15 lagje, nga të cilat 9 do të jenë në kryeqytet. Kështu, në Tiranë do të ndërtohet në lagjen “5 Maj”, në Kombinat, në “Uzinën e Autotraktorëve”, në Baldushk, Pezë, Vaqar, Ndroq, pranë Universitetit Bujqësor si edhe në ZallHerr.

Dëmet më të mëdha nga tërmeti u shkaktuan në Durrës. Në qytetin bregdetar, Qeveria ka planifikuar të ndërtojë një lagje të re në zonën e ish-Uzinës Mekanike Bujqësore.

Lagje me ndërtime të reja janë projektuar për t’u ndërtuar edhe në Kavajë, Bubq, FushëKrujë dhe Vorë. Rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të nisë më 10 mars, pasi të ketë përfunduar procesi i aplikimeve dhe vlerësimeve të nevojshme.Aksioni i nxjerrjes nga rrenojat tre trupave te Miramare111

Ditën e djeshme, Kryeministri Rama kishte paralajmëruar prezantimin e raportit paraprak për dëmet e tërmetit, por, sërish, afati i caktuar kaloi në heshtje. Paraprakisht është thënë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 1 miliardë eurove, ndërkohë që për strehimin e familjeve të prekura do të ndërtohen 10 mijë apartamente.

APLIKIMET

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, u bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme në banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, të nisin procedurën e aplikimit. Për procedurën e aplikimit, qytetarët do të kenë në dispozicion 30 ditë në dispozicion, pra, deri në fund të këtij muaji.

“Platforma bazohet në vetëdeklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Kemi bërë një manual të detajuar. Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. Për 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S’ka të bëjë nëse ka ose jo akt pronësie. Çdonjëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s’kanë asnjë dokument”, tha Ahmetaj.

Gjatë prezantimit të platformës online për rindërtim ka dhënë shifra zyrtare sa u përket banorëve që janë akomoduar me qira, inspektimit të godinave apo lejeve të ndërtimit. “Janë 1500 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar. 10150 banorë të akomoduar me qira. Rreth 48 mijë banesa të inspektuara, po vijon procesi. Janë identifikuar 35 sajte në 10 bashkitë ku do jenë zonat për zhvillim”, tha Ahmetaj.

Fondi Këtë muaj do të zhvillohet edhe konferenca e donatorëve. Nga buxheti këtë vit janë adresuar rreth 140 milionë dollarë për projektin e rindërtimit, ndërkohë që shpresa më e madhe janë donacionet, nga të cilat Qeveria ka jo pak pritshmëri.Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (10)

VENDIMET E QEVERISË

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, ish-Uzina Mekanike Bujqësore, Njësia Administrative Durrës, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative FushëKrujë, Bashkia Krujë, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Kavajë, Bashkia Kavajë, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1/2, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Vorë, Bashkia Vorë, zonë e re për zhvillim.

NË TIRANË

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës “5 Maji”, Njësitë Administrative 4 dhe 8, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës “Autotraktori”, Njësia Administrative 1, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës Kombinat, Njësia Administrative 6, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës Universiteti Bujqësor i Tiranës, Njësia Administrative 11, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Pezë, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Vaqar, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

 Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, sipas hartës dhe koordinatave bashkëlidhur këtij vendimi, të zonës 1, Njësia Administrative Zall-Hell, Bashkia Tiranë, zonë e re për zhvillim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular