BallinaShow BizzRula Jebreal: “Nesër, do më pyesni si isha veshur në Sanremo, por...

Rula Jebreal: “Nesër, do më pyesni si isha veshur në Sanremo, por mos pyesni gratë si ishin veshur ditën që u përdhunuan”

Gazetarja arabo-izraelite, Rula Jebreal i emocionoi të gjithë  gjatë monologut të saj kundër dhunës së grave.

Nesër, do më pyesni se si ishin veshur prezantueset e Sanremo-s, pyesni edhe si ishte veshur Jebreal, për të mos pyetur më kurrë si ishte veshur ditën që e përdhunuan. 

Të mos pyetet më kurrë!  Nëna ime, Nadia, kishte frikë nga kjo pyetje dhe nuk ja doli dot, si shumë gra të tjera.

Ne s’duam të kemi më frikë. Nuk duam të jemi më viktima, jetime, një aksesor apo një kuotë.

Unë ia kam borxh nënës sime, ia kam borxh vetes. Ia kemi borxh vajzave tona dhe atyre vogëlusheve atje jashtë.

S’mund të lëmë më askënd të na heqë të drejtën për të fjetur me një përrallë.

Ne gratë, duam të jemi të lira në hapësirë apo në kohë.

Duam të jemi të heshtura, të bëjmë zhurmë. Duam të jemi kjo që është tani: Muzikë!”, ëshstë shprehur Rula.

Ajo shprehu dhimbjen e nënës së saj bashkë me vuajtjen që kishte kaluar edhe ajo vetë.

“Jam rritur në një jetimore me vogëlushe të tjera. Çdo natë tregonim nga një histori dhe të gjitha, ishin përralla të trishta.

Tregonim historinë e nënave tone, të dhunuara, të përdhunuara, të torturuara”, ka vazhduar ajo.

Sipas mediave italiane, fillimisht, pjesëmarrja e Rula Jebreal nuk u mbështet nga një pjesë e mirë e italianëve, pasi në shumë deklarata të mëparshme ajo i quante italianët racistë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular