BallinaKryesoreTahiri: Shpresoj që VV të transformohet nga gjuajtëse domatesh në negociatore

Tahiri: Shpresoj që VV të transformohet nga gjuajtëse domatesh në negociatore

Ish zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, pret një tranformim të Vetëvendosjes dhe zotit Kurtit gjatë ushtrimit të qeverisjes.

Në një lidhje me skype nga Prishtina për Ora News, Tahiri tha se VV nga gjuajtëse domatesh duhet të demostrojë fuqi dialogu dhe negociimi për tuy bërë ballë sfidave brenda dhe jashtë.

Tahiri: Veprimet e VV në opozitës kanë qenë jo vetëm nihiliste por edhe makjaveliste.Kanë dëmtuar imazhin e Kosvës me dhuën kundër institucioneve. Por tani kanë ardhur në pushtet dhe kur merret pushteti mund të ndryshojë qasja dhe besoj se do të ndryshojë sepse tani janë obligimet e qeverisjes. Qytetarët presin ndryshime dhe këto ndryshime që ka premtuar ky koalicion qeveritar duhet ti ndryshojnë ata.Unë po pres që VV gjatë qeverisjes të transformohet nga gjuajtëse domatesh në një qeveri që duhet ti bëjë ballë negociatave dhe sfidave të tjera.

Tahiri thotë se axhenda e qeverisë është e qartë.

Tahiri: Do të jetë epokë e re nëse do të vinë ndryshime. Axhenda është e qartë, e para mbrojtja e kufijve në dialog me Serbinë, ndalimi i emigrimit të të rinjve duike zhvilluar ekonominë, luftuar korrupsionin dhe duke hapur vende pune. Së treti, Kosova nuk duhet të flasë më me dy zëra si dy vitet e fundit, sidomos për çështjen e kufijve. Së katërti, duhet të ketë një orientim euroatlantik se ideologjitë e majta janë pak problematike. Besoj se alaenca me partnerët strategjikë, ShBA dhe Europën do të jenë të shenjta.  Ardhja në pushtet e një partie që ka qenë me një trashëgimi shumë në dhunshme në manifestimet opozitare bëri që qeveria të zgjidhet pa prezencën e opozitës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular