BallinaIntervistaEKSKLUZIVE/Rrëfehet Ahmet Prençi nga fëmijëria, shkollimi dhe karriera e ish-kreut të Policisë...

EKSKLUZIVE/Rrëfehet Ahmet Prençi nga fëmijëria, shkollimi dhe karriera e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Prençi: Në Reç të Dibrës kam kujtimet e fillesës së rrugëtimit të një fëmije dhe ëndrrat e një adoleshenti. Si mu devijua bursa për cen në biografi, botimet e mija të para u mundësuan nga…. 

Ahmet Prençi është një emër i njohur për publikun. Njihet si një shërbëtor i devotshëm i ligjit, njeri me integritet dhe karriera e tij e suksesshme ka bërë që të ketë pëlqimin e opinionit të gjerë shoqëror.
Kryesisht e kemi parë të flasë për rendin si garant i zbatimit të ligjit, së fundmi edhe i pranishëm në rrethet letrare, por thuajse nuk ka folur, për jetën personale; fëmijërinë, shkollimin dhe karrierën. Në këtë intervistë ekskluzive për startnews.al, Ahmet Prençi bën një autobiografi për veten fal interesimit tonë. Zoti Prençi flet për fëmijërinë, rininë, botimet e para, përfshirjen në lëvizjen e Dhjetorit ’90, si u angazhua në Policinë e Shtetit për të patur një karrierë brilante dhe marrëdhëniet me vartësit.
Në këtë rrëfim të pazakontë, për herë të parë për një media, zoti Prençi flet dhe për momentet më të vështira por dhe të suksesshme teksa ka patur veshur uniformën blu, si dhe duke qenë se ka shërbyer në radhët e policisë me të dyja forcat politike tregon se si është ndjerë në punë dhe bën një krahasim të arritjeve mes qeverisjes së PD dhe PS.

Pyetje: Jeni i njohur si një profesionist i spikatur në radhët e policisë duke qenë se keni mbajtur deri në detyrën më të lartë atë të Drejtorit të Përgjithshëm. Ndërkohë jeni angazhuar më herët në rrethet letrare sikurse dhe angazhoheni aktualisht si dhe keni sjell për lexuesit dhe dy botimet tuaja, por a mund ta na thoni: Kush është Ahmet Prençi. Nga vjen, ku dhe kur është ulur në bangat e shkollës në klasën e parë deri tek studimet universitare?

Përgjigje: Kam lindur dhe kam kaluar fëmijërinë dhe rininë e hershme në një zonë të Dibrës, në Reç. Aty kam kujtimet e fillesës së rrugëtimit të një fëmije dhe ëndrrat e një adoleshenti. Është një vend shumë i bukur, shumë alpin; siç e ka falë Zoti. Arsimin fillorë e kam kryer në Bardhaj – Reç e më pas tetëvjeçaren dhe të mesmen në Zall – Reç. Ndonëse një zonë e thellë shumë periferike, por shumë bujare, shumë arsimdashëse me njerëz të mirë e plot tradita. Ndonëse arsimin e mesëm e mbarova me një mesatare shumë të lartë mua nuk mu dha e drejta e studimit dhe u detyrova një vit të punoj në sektorët e kooperativës për të pritur vitin tjetër kur mu lejua nga Partia vazhdimi i studimeve të larta. Ndonëse në kërkesën time theksohej që doja të studioja vetëm për Letërsi, mu akordua e drejta e studimit për Ekonomi Agrare në Kamëz. Ekonomia bujqësore kishte shumë nevojë për kuadro dhe siç do mësoja më vonë të gjithë studentët që kishin një cen në biografi u lejohej e drejta e studimit në Kamëz. Ndonëse ishte një degë që në fillim unë nuk e doja, ju përkushtova me shumë seriozitet për ti përfunduar këto studime me rezultate të mirë. Ndërkohë gjatë studimeve kisha mundësi të isha aktiv në gazetën tonë të asaj kohe, “Studenti i Bujqësisë”, ku vazhdimisht botoja poezi, reportazhe e artikuj problemorë. Kjo, falë dashamirësisë së Kryeredaktorit Shefqet Meko që mbante të ndezur zjarrin e pasioneve të të gjithë studentëve që e donin letërsinë. Në dy vitet e fundit të studimeve ishim të përfshirë gjallërisht në lëvizjen studentore të viteve 1990-1991 e bashkë më pluralizmin politik brezi ynë edhe u diplomua. Ne patëm fatin të fillonim studimet në diktaturë dhe të përfundonim ato në shembjen e saj, duke qenë aktorë të rëndësishëm në kapërcimin e kësaj etape historike.

  1. Cila është karriera e Ahmet Prençit. Ku e keni nisur dhe si mundët të hynit në radhët e Policisë së Shtetit për të spikatur një efektiv i shembullor së pari, deri tek një Drejtues i Zoti?

Sapo përfundova fakultetin, me rrëzimin e komunizmit, në Shqipëri u krijuan rrethana të reja, u krijuan mundësi të reja për të parë e për të menduar ndryshe për të ardhmen. Meqenëse në atë kohë unë jetoja në Krujë, vendosa të mos kthehesha më në Dibër por të shikoja mundësi të reja për punë. Në verën e vitin 1991 mësova se Hetuesia e Rrethit Krujë kërkonte ekonomist për dy vende vakant që ishin krijuar. Unë aplikova dhe edhe për shkak të dashamirësisë së Kryetarit të Hetuesisë së asaj kohe Gafur Leka, arrita të filloj punë në Shkurt të vitit 1992 si hetues. Ekonomistë ishin marrë dhe më përpara që të punonin në hetuesi, edhe në diktaturë. Fillova pra punë dhe më duhej të bëja një detyrë që se kisha menduar kurrë. Sigurisht që fillova të studioj, të trajnohem e të fitoj eksperiencë në një zanat të ri që gradualisht po më rrëmbente dhe po më pëlqente teknika dhe angazhimi që kërkonte hetimi i krimeve. Fillova menjëherë studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Pasi u krijua Policia Hetimore u transferova në Tiranë si hetues në Rajonin e Policisë Nr.4 Tiranë, që përfshinte të gjitha rrethinat e Kryeqytetit. Në vitin 1995 u shkri policia hetimore dhe unë kalova në Prokurorinë e Tiranës deri në vitin 2000, kohe kur më dërguan me punë në Mat. Më pas, në vitin 2001 më lirojnë nga detyra në kuadër të një riorganizimi që u bë atëherë ku dolëm tepër, me sa mbaj mend, rreth 60 hetues në të gjithë vendin. Qëndrova shumë pak kohë pa punë dhe  me propozimin e Drejtorit të Policisë Gjirokastër që e kisha mikun tim, kam filluar punë atje si specialist i krimit ekonomik e financiarë . Këtu ka filluar karriera ime në polici. Më pas në radhë e natyrshëm kam bërë karrierën time duke kryer shumë detyra në polici si: zv.Drejtor Policie në Gjirokastër, në Drejtori të Policisë Kriminale me hetimin e krimeve ekonomike e financiare, Shef i Policisë Kriminale të Qarkut Tiranë, Shef i sektorit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Drejtor i Policisë Qarkut Shkodër e në fund, në fillimvitin 2007 mu ngarkua detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Dua të shtoj se puna në organizatën e policisë ka qenë shumë dinamike, shumë e vështirë në kohë të trazuara e situatë delikate. E tillë është në fakt puna në atë sektor ku vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë tënde dhe  gjithë kohën je i ekspozuar përball sfidave dhe publikut që pret nga policia më të mirën e në kohë sa më të shpejtë.

  1. Duke iu referuar karrierës tënde në polici dhe e konsiderojmë absolutisht atë të suksesshme, a mund të na rrëfeni momentet më të vështira tuajat, por dhe të suksesshme? 

Vështirësitë për një punonjës policie janë bashkudhëtare të përhershme në rrugëtimin e tij. Gjatë karrierës time kam përballuar vështirësi të panumërta që nuk mjafton një intervistë për ti bërë prezent. Gjithsesi për ta plotësuar sadopak përgjigjen tuaj po kujtoj pak momente: Në Tiranë kur isha Shef i Policisë Kriminale u bë një punë e jashtëzakonshme në hetimin e zbardhjen e disa krimeve që ndër vite kishin tronditur Kryeqytetin. Në fakt i gjithë ekipi i atëhershëm u angazhua maksimalisht për të hetuar e arrestuar personat e paprekshëm dhe për të zbardhur vrasje të bujshme ndodhur kohë më parë. Goditje e trafikut të heroinës në sasi të konsiderueshme ishte një arritje e madhe në atë kohë.

Presioni dhe shantazhi qoftë privat qoftë politik ishin prezent në të gjitha çështjet që u finalizuan atëherë. Ja dolëm, por jo pa kosto. I gjithë stafi drejtues që u morëm me këto çështje u transferuam nga Drejtoria e Tiranës në pozicione të tjera. Mbaj mend pastaj, kur drejtoja sektorin e krimeve të rënda organizuam ndërhyrjet në Lazarat për arrestimin e personave shume të kërkuar. Këto aksione ishin me rrezikshmëri të lartë. Në Shkodër mendoj që u bë një punë fantastike me ngjarjet e vjetra, me gjakmarrjen, me hetime proaktive në lidhje me trafikun e drogës, të armëve, minave me telekomandë dhe kontrabandën në kufi. Viti 2005 deri në fundvitin 2009 kohë kur u shkëputa nga policia, jo pse isha unë drejtues i policisë në Shkodër e më pas Drejtues i Policisë së Shtetit, por e them me krenari që ishin vitet më të spikatura jo vetëm për mua por për gjithë policinë shqiptare. U goditën bandat nga Saranda në Tropojë, me mbi një mijë anëtare të këtyre bandave që u arrestuan, dhjetëra drejtues të këtyre bandave u vendosën në bankën e të akuzuarve dhe morën burgime të përjetshme. Ndjej një dëshpërim të madh sot kur të gjithë këta të dënuar përjetë, nën kujdesjen shtetërore u çliruan nga burgimi i përjetshëm, u liruan nga burgu dhe sot disponojnë prona, biznese e pushtet. Kjo është e dhimbshme deri në palcë. Kjo është prerja në besë që i bëhet policisë. Momentet e vështira lidhen me suksesin e policit, janë të ndërthurura ngushtë mes tyre. Të gjithë këto suksese që përmenda për ti arritur janë kaluar përmes momenteve shumë kritike që vetëm ata oficerë që janë marrë me këto çështje e dinë se çfarë peripecish kanë kaluar për t’i finalizuar këto operacione mjaft të vështira. Por duhet thënë se kur vullneti politik ekziston Policia e Shtetit është në gjendje të përmbushë me sukses misionin e saj. Çelësi i këtij suksesi ishte padiskutim vullneti politik i qeverisë së Sali Berishës.

  1. Cila ka qenë marrëdhënia e Ahmet Prençit në raport me vartësit. Si mundnit të ndanin marrëdhënien shoqërore me atë institucionale?

Mendoj që me kolegët vartës kam patur një marrëdhënie së pari njerëzore, gjithkund ku kam drejtuar unë jam munduar të sillem jo si drejtues por si njëri prej tyre që kishte përgjegjësi më të madhe dhe që kishte mundësi më të mëdha për ti mbrojtur kolegët e tij. Përcaktimi i pozitës në hirarki krijohet vetvetiu. Nuk është nevoja t’ju thuash e t’ju tregosh vazhdimisht kolegëve se ti je drejtuesi. Ata e dine këtë. Mirë është të dish hallet e gjithsecilit që të mundohesh që ti ndihmosh sa të mundesh. Jam përpjekur që gjithë kohën të jem me ta për t’u konsultuar e për të ndërmarrë hapa të matur pasi gjithmonë puna në polici është e rrezikshme. Kurrë nuk kam urdhëruar që ti ndërpres ndonjë punonjësi policie veprimet që po kryente në zbatim të ligjit, në asnjë rast. Nga asnjë ndërhyrje apo telefonatë që më bëhej si drejtues. Jam përpjekur t’u jap garanci dhe ti mbroj për sulmet që ju bëhen, sidomos politike. Çdo oficer që punon shumë gjithmonë është i ekspozuar të sulmohet. Kësaj besoj që ja kam arritur, ata që më njohin nga afër e dinë. Në Shkodër për rreth 2 vjet e gjysëm si drejtor unë flinja në një ambient ngjitur me zyrën. Kjo do të thotë se isha në zyrë 24 orë pa ndërprerje. Edhe stafi im po kështu. Ishim bashkë gjithë kohën dhe marrëdhënia ishte vëllazërore. Me besim tek njëri tjetri arritëm rezultate të rëndësishme.

  1. Krahasuar më pritshmëritë tuaja ne jete, a është zhgënjyer ndonjëherë Ahmet Prençi (kjo duke mos qenë e varur nga ju) dhe nëse po si keni reaguar ose keni menduar?

Zhgënjimi është bashkudhëtarë shumë i keq i një oficeri policie në rrugën e karrierës. Unë jam i kënaqur dhe i plotësuar në karrierën që kam bërë. Të them të drejtën asnjë detyrë nuk e kam kërkuar ndonse kam punuar me përkushtim i bindur se kështu karriera vjen natyrshëm. Kur isha në Shkodër dhe kisha kaluar 2 vjet aty i kërkoj ministrit Olldashi të më transferonte në një rreth tjetër kudo që të mendonte, por mendoj që ai dinte më shumë për projektet e mëvonshme për Drejtorin e Përgjithshëm, ndaj Ministri e kalonte me humor kërkesën time pa më dhënë asnjë shpjegim. Më pas, në fillim të vitit 2007, Kryeministri Sali Berisha më dha besimin si Drejtuesi më i lartë i policisë. Duhet theksuar se Kryeministrin Sali Berisha se kisha takuar nga afër asnjëherë derisa jam emëruar në atë detyrë. Në fakt unë isha drejtor në Shkodër që në kohën kur vendin e drejtonte Fatos Nano. Kryeministri Berisha kishte të tjerë që mund të kishin kontribute në PD, por ma besoi mua atë detyrë. Ndaj isha shumëfish i angazhuar për të bërë më të mirën me përkushtim e ndershmëri për të mos zhgënjyer as Atë por as veten. Sigurisht gjatë punës jo të gjitha gjërat ecin siç i dëshiron, kjo është dëshpëruese edhe tani për mua. Gjithsesi kjo ndodh në të gjitha organizatat e mëdha në të të gjitha vendet.

Intrigat, pabesitë, stërkëmbësat, servilizmat, dizinformimet, dyftyrsitë; janë evidente kur je në pozicione të tilla. Po, këto vazhdimisht janë dëshpëruese dhe do ekzistojnë gjithmonë fatkeqësisht.

  1. Zoti Prençi keni shërbyer me devotshmëri duke mbajtur uniformën e policisë me qeverisje te dyja kaheve politike. Në cilën nga periudhat jeni ndjerë më mirë si shërbëtor i qytetarëve dhe cilat kanë qenë arsyet për tu ndjerë i tillë? 

Unë siç e shpjegova në fillim kam qenë student i dhjetorit ’90. Edhe për shkak të origjinës së familjes nuk e kemi patur lidhje me komunizmin. As nga babai dhe as nga nëna nuk kemi patur komunistë.  Sigurisht që partia që unë kisha për zemër ishte PD. Në 25 vite punë unë në të gjitha pozicionet që kam patur nuk jam marrë asnjëherë me politikë, nuk ma lejonte ligji dhe nuk kam kryer asnjëherë veprime të njëanshme të diktuara ose në interes të asnjë partie. E theksova më lart që puna e bërë në vitet 2005 – 2010 kanë qenë historike edhe për policinë por edhe për qeverisjen. Në këtë periudhë jam ndjerë mirë dhe sot këtë e them me shumë krenari. Se si erdhën gjërat pastaj sidomos me policinë, është dëshpëruese, është gati e pa riparueshme. Nëse në periudhën time u implementua një ligj i ri i standardeve evropiane për policinë ku u vendosën në shina ligjore ecja në karrierë dhe gjithçka që lidhej me veprimtarinë e policisë, kjo u zhbë menjëherë sapo rilindja erdhi në pushtet. Nëse në atë kohë kapeshin nga autoritet italiane nga 4 kg cannabis në vit ose 67 kg, arritën që për pak jave, në kohën e rilindjes, në brigjet italiane të zbarkonin tonelata kanabis të kultivuar në të gjithë vendin, në 219.000 ha, nën kujdesin e monitorimin e policisë. Nëse në ato vite sasia më e madhe e kokainës e kapur për një vit ishte 10 kg, tashmë Shqipëria është kthyer në distributor kokaine për Europën. Qindra kilogram janë sekuestruar, laboratorë që e përpunojnë etj.. Raportet ndërkombëtare e mediat ndërkombëtare ju bien vazhdimisht këmbanave të alarmit për krimin e organizuar shqiptarë i lidhur me pushtetin. Nëse ato vite ishim të fokusuar në zbulimin e ngjarjeve kriminale të vjetra, tashmë asnjë ngjarje e vjetër nuk kemi dëgjuar ka 7 vjet që të rifillohet e të zbulohet. Të gjithë kapobandat e arrestuara e të dënuara në atë kohë siç e përmenda pak më lart po lirohen me përkujdesje e skema shtetërore. Edhe si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk kam demonstruar njëanësi partiake. Anësinë partiake nuk ma ka kërkuar kurrë Kryeministri Berisha dhe unë se kam bërë kurrë sa isha në detyrë. Opozita për çdo problem që lidhej me punën e policisë e kishte derën e hapur e telefonin tim në çdo kohë në dispozicion. Dy palë zgjedhje që janë bërë kur drejtoja policinë monitoruesit ndërkombëtarë dhe drejtuesit e opozitës nuk kanë patur asnjë vërejtje për sjellje jo korrekte të policisë. Ky pra është ndryshimi. Unë nuk kam komunikuar me opozitën që protestonte edhe në atë kohë as me megafon dhe as me gaz lotsjellës. Kjo është bërë duke ruajtur policinë nga implikime politike e duke u fokusuar në misionin që i jep Kushtetuta dhe Ligji. Duke arritur rezultate spektakolare në luftën kundër krimit të organizuar, u arrit liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO etj. Bashkëpunimi policorë ndërkombëtarë ishte në nivele të jashtëzakonshme. Në Bruksel kur raportonim për vizat në të gjitha takimet tregoheshim si shembulli më i mirë i bashkëpunimit policorë ndërkombëtarë.

7. Si ish-efektiv policie deri në drejtues i uniformave blu, a mund të na bëni një koment të zhvillimeve që ka njohur Shqipëria përfshi dhe ato institucionale?  Sipas jush cilat mund të konsideroni periudhat e arta të zhvillimit të Shqipërisë dhe integrimit të saj ne familjen e madhe europiane?

Mund t’ju them me bindje që periudha pas vitit 2005, megjithëse u bënë shkurtime drastike në polici nga 13.000 veta ngelën 9.700 veta, megjithëse kushtet e pagat e policëve ishin më të dobëta se sot, ata dhanë shembullin spektakolar se krimi mposhtet, dhanë shembullin se policia nuk është armë në duart e pushtetit por shërbim në ndihmë të qytetarëve. Nuk do mund të përmendja këto nëse gjërat do kishin ecur mirë. Sigurisht që s’më vjen mirë që shprehem kështu për policinë pjesë e së cilës kam qenë dhe i kam dhënë pjesën më të bukur të jetës time. Por drejtimi politik i saj dhe kriminalizimi që injektoi vetë pushteti i rilindjes tek policia e ka katandisur si mos më keq. Asnjë punonjës policie që kam takuar nuk është krenar për gjendjen e organizatës sot. Krenar është vetëm Kryeministri që shikon me kënaqësi se si u realizua skema e tij për degradimin total e devijimin e plotë të policisë nga misioni i sajë. Sipas mendimit tim por besoj dhe i shumicës së bashkëqytetarëve të mi, në 30 vjet demokraci mandati i parë i Sali Berishës në vitet 2005-2009 ka qenë më i arti, më i suksesshmi. Intervistoi Vasil Dardha

Vijon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular