BallinaKryesore“Fasada po vdes njerëz në QSUT”, Basha ngre alarmin: kapaciteti i kirurgjisë...

“Fasada po vdes njerëz në QSUT”, Basha ngre alarmin: kapaciteti i kirurgjisë është përgjysmuar, koha e zgjatur e transportit…

“Fasada po vdes njerëz në QSUT”, Basha ngre alarmin: kapaciteti i kirurgjisë është përgjysmuar, koha e zgjatur e transportit nga urgjenca ka shtuar vdekjet.

Pyetja: Hajde ne QSUT. Shikoni se çfarë bëhet tek Pediatria, nuk ka mjekë të na vizitojnë fëmijët.

Lulzim Basha: E di, kam qenë para disa kohësh, ndonëse pa kamera. Do të vij përsëri. E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte. Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular