BallinaAktualitetShpërthim me tritol në banesën e ish- basketbollistit të Vllaznisë në Shkodër,...

Shpërthim me tritol në banesën e ish- basketbollistit të Vllaznisë në Shkodër, në 2015 u arrestua për evazion si inspektor i Tatimeve

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në banesën e ish- basketbollistit Nikolin Arra në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të natës.

Mësohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja pasi Nikolin Arra dhe familja e tij ndodhen në SHBA dhe Irlandë.

Por Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër ku në  korrik 2015 është arrestuar gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa orë pas të shtënave me armë që tronditën Shkodrën mbrëmjen e kaluar ku u plagos aksidentalisht në pedonalen e qytetit ‘Kolë Idromeno’ një 35- vjeçare kalimtare.

Whhh
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular