BallinaKryesore“Anti-KÇK film ku të gjithë do të dalin të larë”- Ervin Salianji:...

“Anti-KÇK film ku të gjithë do të dalin të larë”- Ervin Salianji: Listës së mbi 200 emrave po u bëhet shërbimi i fundit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji duke komentuar aksionin e fundit të qeverisë i ashtuquajtur anti-KÇK, thekson se është një shou që në fund u shërben të gjithë atyre personave që janë listuar.

“Pa diskutim ai që e ka organizuar si shou, si film me njerëz me pushtet politik, duket qartazi se ka një vëmendje të madhe të këtij banaliteti. Populli e “ha” në fillim. Dy javët e para që të nxjerrë sikur ka një rrisk të madh, fillimisht nxjerr një police me syze dhe më pas nxjerr identitetin e saj. Në fund do të dalin të gjithë të larë dhe gjithë listës me 200 e ca emra, do t’u bëhet shërbimi i fundit deri në fund të vitit 2020”, tha Salianji në “Zonë e Lirë”.

Duke u ndalur tek procesi i tij gjyqësor, Salianji u shpreh se do të nxjerrë prova të reja për gjyqtari Artan Gjermeni, që dha vendimin e dënimit kundër tij, duke e akuzuar atë të lidhur me banda kriminale.

“Pa diskutim që ajo është një çështje e stisur nga një gjyqtar që është në shërbim të bandave. Do të nxjerrë prova të tjera. Është shërbëtor i Enver Dondollakut dhe Aldo Bares. Nuk ka asnjë shans që ajo çështje që është kthyer në gjyqësore. Prokurorët që hetuan këtë punë të dy u shkarkuan nga vettingu”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular