BallinaKronike“Artisti” shqiptar kapet në Itali për trafik droge, sapo kishte mbaruar provimin

“Artisti” shqiptar kapet në Itali për trafik droge, sapo kishte mbaruar provimin

Mediat italiane informojnë se në Akademinë e Artit në Brera është arrestuar 46 vjeçari shqiptar Qani Kelolli nga Berati.

Prej një viti ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafik droge.

I apasionuar pas artit ai ishte student i vitit të tretë në Akademinë e Breras.

U arrestua në ambientet e saj kur sapo kishte dhënë provimin e fundit para mbrojtjes së tezës.

46 vjeçari shqiptar ishte prezantuar në provim me një pasaportë të falsifikuar greke. Në momentin e arrestimit tentoi të largohej duke ushtruar dhe rezistencë fizike ndaj skuadrës policore.

Ndaj tij rëndon tashmë dhe akuza e rezistencë ndaj forcave të rendit.

Qani Kelolli është dhe autori i një libri të publikuar në Itali e për mediat italiane avokati i tij shprehet se është një njeri me kulturë që po përpiqet të rehabilitohet./ora

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular