BallinaAktualitetFOTO/Përplasja me armë zjarri mes shqiptarëve dhe policisë greke. Pranga çiftit nga...

FOTO/Përplasja me armë zjarri mes shqiptarëve dhe policisë greke. Pranga çiftit nga Shqipëria. Ja për çfarë akuzohen

Policia greke ka zhvilluar sot një operacion blic në Prevezë, duke vënë në pranga një mashkull dhe një femër shqiptare.

Shqiptari dhe shqiptarja dyshohet se kanë ndihmuar grabitësit nga Shqipëria, të cilët dje shkëmbyen zjarr me forcat e policisë greke në Korinth. Ata besohet se kanë ndihmuar vazhdimisht 3 grabitësit, raportojnë mediat helene.

Cifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve. Dyshohet se grupi i grabitësve janë të përfshirë në disa vjedhje, përfshirë Bankën e Pargës dhe kohët e fundit fshiheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Policia e vendit fqinj ka lajmëruar se në orët në vazhdim do të japë informacion zyrtar në lidhje më këtë grupim. Kujtojmë se dje shqiptarët janë përplasur me armë me policinë greke, e për rrjedhojë 2 persona janë plagosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular