BallinaAktualitetZbulohen policët që ndihmuan Agim Kajmakun të arratiset nga Shqipëria

Zbulohen policët që ndihmuan Agim Kajmakun të arratiset nga Shqipëria

Pas hetimeve intensive, Policia ka zbuluar policët që ndihmuan agim Kajmakun të arratiset nga Shqipëria. Madje, ndaj tyre, emrat e të cilave janë tashmë të zyrtarizuar, por që nuk bëhen publikë për mediat është marrë masa e përjashtimit nga radhët e Policisë.

Këtë e deklaroi edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një interviste në emisionin Open të gazetares Eni Vasili. Lleshaj tha se kishte informacione të mjaftueshme se disa efektivë policie ishin përfshirë në veprime të paligjshme në dhënien e mundësisë së largimit të Agim Kajmakut.

Ministri nuk dha detaje, por pas interesimit të Gazetës Shqip, burimet sqaruar se bëhet fjalë për tre efektivë, ndaj të cilëve është marrë masa ekstreme e largimit nga Policia dhe ndjekja penale ndaj tyre.

Për shkak të sekretit hetimor, Policia nuk jep identitetet e plota të policëve, por vetëm inicialet e tyre. Ata janë E.P, A.R dhe K.N, ndërsa bën të ditur se ka edhe të tjerë bashkëpunëtorë të tyre, që nuk kanë përmbushur si duhet detyrën, por që pritet të verifikohet më tej përgjegjësia e tyre nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Sipas të dhënave, ata kanë mundësuar rrugëkalimin tokësor të Kajmakut për jashtë shtetit, por pa specifikuar se për cilën pikë të kalimit kufitar bëhet fjalë.

Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku rezulton prej më shumë se tre muaj në kërkim. Madje, për të është dërguar kërkesë në të gjitha njësitë e kërkimit europian me të cilat Shqipëria ka marrëveshje të bashkëpunimit policor.

Agim Kajmaku, që u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës në zgjedhjet e 30 qershorit nuk pati deklaruar një dënim me identitet të ndryshuar në Greqi dhe për këtë u akuzua nga Partia Demokratike. Pavarësisht mbrojtjes së tij, opozita siguroi dokumente, sipas të cilave ai kishte kryer një vepër penale në Greqi me identitetin Jorgo Toto.

Pas daljes së dokumenteve, prokuroria riktheu hetimet dhe në përfundim të verifikimeve se Agim Kajmaku nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit veprën penale të kryer shumë vite më parë, kërkoi ndjekjen penale.

Më pas, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mori vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke bërë që dy të zgjedhur të heqin dorë nga mandati, pa mundur të hedhin as firmën e parë në dokumente. Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular