BallinaEkonomiPresidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare në tkurrje, kompanitë zgjedhin...

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ekonomia shqiptare në tkurrje, kompanitë zgjedhin Serbinë e Maqedoninë

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaçe deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

Presidenti i Dhomes Amerikane të Tregtisë foli për mediat, në lidhje me sfidat dhe mundësitë për investimet e huaja në Shqipëri.

Jace tha se shpesh herë ka hasur probleme në konsultimet e ligjeve fiskale në vend.

“Tap dhe Devoll po përfundojnë dhe duhet të merren masa që ato të zëvendësohen. Pas tërmetit bizneset kanë pasur të ardhura më të ulta, dhe më pak shpenzime presim edhe në 2020. Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore.

Kërkojmë të tjera elementë mbështetës.

Marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve tona arrijnë në 100 mln dollarë dhe kjo nuk është në nivelin e duhur. Duhet reformë e thellë për të thithur investimet. Kompanitë e huaja po zgjedhin Serbinë dhe Maqedoninë për shkak të kushteve më të favorshme që ofrojnë për zhvillimin dhe investimin në biznese.

Koncesionet duhet të jenë transparente pasi krijojnë borxhe”, tha Jaçe.

“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart.

Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular