BallinaPolitikeAlbin Kurti, në Tiranë. Vizita e parë si kryeministër, pritet me ceremoni...

Albin Kurti, në Tiranë. Vizita e parë si kryeministër, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Albin Kurti ka nisur sot vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës në Tiranë.

Ai eshte pritur me ceremoni nga kryeministi i Shqiperise, Edi Rama, me te cilin do te kene me pas nje takim koke me koke, e me pas do te dalin se bashku ne nje konference te perbashket per shtyp.  

Me pas do te kete takim edhe me zyrtare te tjere, ai do te takohet me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha. me kreun e bashkise se TIranes, Veliaj.

Kujtojme qe vete Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës kishte thënë se vizita e tij e parë zyrtare do të jetë në Shqipëri.

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”, tha Kurti në intervistë për Zërin e Amerikës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular