BallinaAktualitetRama thumbon Veliajn: I ka qejf ekzagjerimet, Tirana është Amerika jonë

Rama thumbon Veliajn: I ka qejf ekzagjerimet, Tirana është Amerika jonë

Me rastin e 100-vjetorit kryeqytet, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj morën pjesë në një aktivitet të përbashkët në Pallatin e Brigadave. Kryebashkiaku Veliaj e lavdëroi Edi Ramën duke thënë se ai ka bërë më shumë se gjithkush tjetër për të ndryshuar Tiranën.

Kurse Rama vazhdoi me ‘kunjat’ ndaj Veliajt. “Në të gjithë këtë rrugëtim, Tirana u ndërtua si një qytet eklektik, një qytet si në rrallë vende të tjera, që mos ta bëjmë si ekskluzivitet botëror, edhe pse na lejohet sot meqë sot festojmë 100-vjetorin dhe lali Eri i ka qejf këto ekzagjerimet,” tha Rama.

Për Tiranën, kryeministri Rama tha se është “Amerika jonë e vogël”. Ndërsa u shpreh se shikon tek sytë e ambasadorëve të huaj në vendin tonë se Shqipëria nuk është keq. Më tej, Rama tregoi edhe një histori me ambasadorë.

“Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por mbaj mend që ishte i hapur vendi i punës për ambasadorin e BE-së dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë Evropiane, që më tha:

Ça ndodh me Shqipërinë? S’e kuptova pyetjen? Tha kemi disa vende për ambasadorë dhe kemi hapur aplikimet. Për vende e BE-së ka një mesatare të zakonshme 9-10 aplikime. Për vendin në Tiranë janë 41 aplikantë. Ça është ai vend dhe pse duan të vijnë në Tiranë?

Dhe përveç kësaj – më tha – ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë, ose që janë në pozicione shumë të larta në ambasada të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të rikthehen në Tiranë.

Po kush janë – i thashë.

Nuk të them dot – më tha.

Dhe mora vesh njërin prej tyre që e njihja. Ishte sekretar në një nga ambasadat më të mëdha të botës. Dhe i nisa një email: ‘Është e vërtetë që ke aplikuar të kthehesh në Tiranë?’

Më shkruajti: ‘Po është e vërtetë, sepse pasi ke qenë në Tiranë, nuk ka kontinent që ta mbush syrin’”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular