BallinaAktualitetAmbasadorja e SHBA Kim tjetër mesazh të fortë: SPAK duhet të ketë...

Ambasadorja e SHBA Kim tjetër mesazh të fortë: SPAK duhet të ketë sukses, mbështesim me forcë sundimin e ligjit!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një tjetër mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vendin tonë.

Kryediplomatja amerikane shkruan në “Twitter” se SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, ndërsa shton se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, shkruan ambasadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në “Tiwtter” e ambasadës amerikane në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular