BallinaRajoniThaçi takim zyrtar me ambasadorin Grenell në Gjermani

Thaçi takim zyrtar me ambasadorin Grenell në Gjermani

Në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë ditës së sotme, Presidenti Hashim Thaçi do ketë një takim zyrtar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump, ambasadorin Richard Grenell.

Mesa bëhet e ditur nga presidenca, në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Thaçi ka udhëtuar për Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, Thaçi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Në këtë takim zyrtar është raportuar se do të nënshkruhet marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular