BallinaKultureMbrëmjen e sotme do të shfaqet filmi i restauruar “Skënderbeu” në Prishtinë

Mbrëmjen e sotme do të shfaqet filmi i restauruar “Skënderbeu” në Prishtinë

Sonte në kino ABC, në Prishtinë,  (ora 19.00), do të fillon “Java e Filmit shqiptar”. Mbrëmjen e parë do të shfaqet për herë të parë filmi “Skënderbeu”, i restaruruar dhe i përpunuar në laboratorët e Italisë. Janë ftuar personalitete publike dhe të kulturës, ndërsa do të vinë edhe kineastë nga Shqipëria. Pas shfaqjes së filmit do të organizohet një koktej debati.

Javën e organizon Kosovafilmi (mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve), Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Digitalb dhe FMAA ALBANIA.

Hyrja është e lirë

Mbrëmjen e dytë, do të shfaqet filmi “Nëntori i dytë”, i Viktor Gjikës dhe “Tomka dhe shokët e tij” i Xhanfise Kekos.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular