BallinaAktualitetMeta në konferencë të jashtëzakonshme nxjer fakte të reja për Ardian Dvoranin....

Meta në konferencë të jashtëzakonshme nxjer fakte të reja për Ardian Dvoranin. T’i ndalohet veprimtaria…

Presidenti Meta ka dalë sot para mediave në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka bere  publike fakte të reja të dala në dritë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani. Kujtojme qe z.Meta ndaj Dvoranit ka depozituar një kallëzim penal duke e akuzuar për aktivitet kriminal.

Meta tha se sot do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj Dvoranit dhe theksoi se atij duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale.
“Mirë se erdhët në kështjellën e mbrojtjes së kushtetutës! Deklaratë për veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit. Sot dua tju informoj mbi fakte të reja të dala në drita për të kallëzuarin Ardian Dvorani në KED. Sot do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj këtij shtetasi. Jo vetëm për të thelluar hetimin penal për veprat penale por edhe sepse të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale për kapjen e gjykatës kushtetuese. Duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të kësaj gjykate me qëllim që vendin e fundit vakant t’ia ruajë vetes.
Jam këtu për të treguar se sa larg shkon për kapjen e drejtësisë. Kryetari i Kuvendi i drejtohet kreut të KED duke i kërkuar informacion dhe kur i kallëzuari Dvorani, brenda pak orëve i përgjigjet Kuvendit duke keqinformuar”.

vijon…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular