BallinaAktualitetAutobuzi i “Tiranës së Re” përplaset me makinën e Policisë Rrugore, 3...

Autobuzi i “Tiranës së Re” përplaset me makinën e Policisë Rrugore, 3 pasagjerë në spital

Mëngjesin e sotëm në kryeqytet ka ndodhur një aksident. Një urban është përplasur me mjetin e policisë Rrugore dhe janë plagosur 3 persona. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Autobusi i linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular