BallinaKryesoreMeta takon Bashën, zbardhet diskutimi i Presidentit me kreun e Opozitës

Meta takon Bashën, zbardhet diskutimi i Presidentit me kreun e Opozitës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me liderin e opozitës Lulzim Basha një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga maxhoranca.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, z. Tedi Blushi, i cili informon dhe për diskutimin mes Kreut të Shtetit dhe kreut të PD.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkruan Blushi.

Blushi Fb
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular