BallinaKryesoreAmbasadorja e SHBA, Yuri Kim takoi sot Metën, Ramën dhe Bashën: Javët...

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takoi sot Metën, Ramën dhe Bashën: Javët e ardhshme, të rëndësishme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme takime me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në një njoftim të ambasadës bëhet e ditur se në takime janë diskutuar zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara.

“Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi.

Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, mbyllet deklarata e ambasadës amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular