BallinaEkonomiDorian Teliti: Qytetarët në depresion, qeveria i braktisi. Rindërtimi të niste me...

Dorian Teliti: Qytetarët në depresion, qeveria i braktisi. Rindërtimi të niste me paratë e buxhetit të shtetit

Eksperti i financave dhe ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, i ftuar në studion e Ora News, deklaroi se qeveria duhet të kishte nisur me procesin e rindërtimit. Sipas tij, njerëzit po enden rrugëve të braktisur nga shteti. Sipas Dorian Telitit, çdo ditë që kalon rrit vlerën e dëmit të shkaktuar nga tërmeti.

Dorian Teliti: Është konstatuar një dëm total në masën e 1 miliard euro. Vlera e dëmit çdo ditë që kalon sa vjen e shtohet. Detyra e opozitës shqiptare është t`i bëjë thirrje autoriteteve për t`u ardhur atyre në ndihmë. Jemi në fund të muajit të tretë post tërmetit, kemi vrejtur një braktisje totale të njerëzve nga strukturat shtetërore. Jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ajo vazhdon edhe gjatë muajit të ardhshëm. Nuk janë marrë masa nga qeveria, njerëzit po enden rrugëve dhe nëpër çadra. Një pjesë e njerëzve po vuajnë sepse nuk marin shërbime. Shpresa e qytetarëve vazhdon të shuhet sa më shumë që kalon koha.

Duke folur për Konferencë e Donatorëve, Dorian Teliti tha se kontributi i dhënë nga SHBA (për krijimin e Akademisë së Transparencës), është më i miri që mund të bënte. Sipas tij, ndërkombëtarët e dinë se qeveria është e korruptuar, ndërsa theksoi se ajo nuk ka mundësi të thithi as gjysmën e donacioneve të premtuara.

Dorian Teliti: SHBA e di kë ka përballë, kanë një qeveri të korruptuar dhe klienteliste. Ata i lexojnë raportet për situatën se si zhvillohet korrupsioni, klima e biznesit. Kanë informacion të gjithëanshëm. Nëse këto para i varen në qafë qeverisë shqiptare këto para do i çonte në klientelizëm. SHBA në momentin që do të ngrejë një instrument për mirëmenaxhimin e  këtyre fondeve, është kontributi më i mirë i dhënë që ato para do të vijnë të përdoren me efiçencë. 

Nëse do t`ia varin në qafë paratë kësaj qeverie, ato do të shkojnë në drejtimin e gabuar. Premtimi për dhuratë është premtim. Parashikohet që këto fonde të vijnë nga 1 deri në 2 vite. Edhe sikur këto fonde të vinin sot në Shqipëri, përsëri është ¼ e vlerës së dëmit të shkaktuar nga tërmeti. Pjesën dërrmuese të detyrave të shtëpisë duhet t`i bëjë qeveria shqiptare. Ne nuk jemi gati, nuk kemi burimet njerëzore për të marrë fondin plotësisht. Vende që kanë përjetuar katastrofa të ngjashme kanë qenë dhe Franca, Italia apo Turqia. Këto vende kanë një administratë që merret me këto punë. Ata kanë qenë të afta që të thithin deri në gjysmën e fondeve që janë premtuar. 

Teliti përsëriti faktin se rritja e borxhit nëpërmjet kredive mund të ndikojë në borxhin e përgjithshëm publik. Sipas tij, procesi i rindërtimit duhet të financohet në pjesën më të madhe nga paratë e buxhetit të shtetit. Ai tha se duhet të anulohen kontratat PPP dhe të shkurtohen shpenzimet e panevojshme publike për të nisur procesin e rindërtimit.

Dorian Teliti: I gjithë diskursi duhet të jetë aktiv për t`i hedhur këto para në ato orientime që duhen. Sot nuk është rikonstruktuar asnjë shkollë, asnjë shtëpi, apo ndonjë institucion pas tre muajsh. Njerëzit po vuajnë, janë ende në çadra, disa po kalojnë në depresion, që shkakton problematika të tjera. Qeveria duhet të zgjohet. Sot kemi mbi 3 miliardë euro borxh të marrë me kredi të butë. Ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Deri sa të vijnë këto fonde nga jashtë, duhet të mos humbim kohë. Duhet të nisim me buxhetin e shtetit, duhet të shkurtohen shpenzimet e nevojshme dhe të shkurtojmë ato 12 kontrata PPP, dhe t`i heqim fondet atyre. Të shkurtohen këto shpenzime dhe të shkojnë në fondin e rindërtimit.

Në fund, Dorian Teliti tregoi edhe rrugën që do të ndiqte Partia Demokratike për procesin e rindërtimit, nëse do të kishte qenë në qeverisje dhe do të ishte përballur me këtë problem. Ai shtoi se do të ishin të sinqertë me qytetarët duke u treguar se procesi i rindërtimit nuk do të bëhet brenda një viti.

Dorian Teliti: Kjo problematikë nuk zgjidhet brenda një viti. Por në harkun kohor të dy viteve ajo zgjidhet lehtë me instrumenta buxhetore. Fillohet me objektet shtetërore që janë të domosdoshme dhe paralelisht fillon procesi i rindërtimit. Nuk bëhet brenda një viti, por me ritmin që ka qeveria aktuale nuk bëhet as brenda 5 viteve. Qeveria ka alokuar më pak se 350 milionë euro. Qeveria shqiptare për tre vitetet e ardhshme parashikon të financojë vetëm gjysmën e dëmit të shkaktuar tërmeti. Po ato humbje që vijnë më pas, për shkak se biznesi ka falimentuar. Dhe sa më shumë kalon koha e rikuperimit kjo vlerë shtohet.

Qeveria shqiptare për tre vitet e ardhshme ka parashikuar vetëm gjysmën e financimit të dëmeve në procesin e rindërtimit. Qeveria e ka bërë këtë për të mos shkurtojë kontratat PPP, të udhëtojë me çarter. Çdo investim publik që mund të presi për të ardhmen, të shkurtohet. Duhet të shkurtojmë ato projekte investimesh që nuk kanë impakt të madh në zonën ku bëhen. Ne do dilnim para shqiptarëve që nuk ia dalim dot brenda një viti. Ama me lekët tuaja do sigurojmë rindërtimin brenda dy vjetësh. Ne nuk jemi “magjistar” si Edi Rama. Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët. Njerëzit sot po vuajnë. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular