BallinaAktualitet“O lekët ose do ketë viktima”, naftëtarët e Ballshit refuzojnë ujin dhe...

“O lekët ose do ketë viktima”, naftëtarët e Ballshit refuzojnë ujin dhe ndihmën mjekësore

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët. BW

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular