BallinaAktualitetParashikimi i yjeve për ditën e sotme, e enjte 20 shkurt 2020

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e enjte 20 shkurt 2020

Dashi

Falë Diellit dhe Marsit, do të jeni në gjendje të merreni me oferta interesante dhe komplekse të punës që premtojnë shpërblim dhe të ardhura të shkëlqyera. Keni biznes tuajin? Duhet të shtypni pedalin e gazit dhe të merrni rreziqe, bëjini këtë për të mirën tuaj. Së bashku me personin që dashuroni do përjetoni qetsi dhe lumturi në jetë.

Demi

Sot do të ndiheni pak të vetmuar dhe të lënë pas dore pavarësisht se në realitet nuk keni arsye pse të ankoheni. Organizuar një darkë romantike në restorant, në vendin e preferuar të partnerit. Do të ketë lajme në fushën profesionale, nëse keni një aktivitet të pavarur.

Binjakët

Ditë e bukur kjo e sotmja për ju! Do jeni të lumtur, të kënaqur, mund të mendoni pozitivisht dhe të shihni anën më të mirë të çdo situate. Bëni plane të mëdha për të ardhmen dhe shumë prej tyre di janë të realizueshme! Do të jeni të vëmendshëm dhe veçanërisht të dashur me të dashurin tuaj. Do të keni tendencë gjithashtu të jeni më xheloz se zakonisht, duke shkaktuar disa situata të pakëndshme.

Gaforrja

Do ju dalin disa pengesa ditën e sotme që do ndikojnë edhe në buxhetin tuaj. Do keni vonesa rroge ose shpenzime të konsiderueshme për shtëpinë apo kënaqësinë tuaj. Në dashuri, do të duhet të bëni më shumë se zakonisht për të tërhequr vëmendjen e personit që ju pëlqen më shumë, në këtë moment të paqëndrueshëm dhe të pakontrollueshëm.

Luani

Avash avash çdo gjë që dëshironi e arrini, majfton të jeni të durueshëm dhe tolerant. Ndërkohë, mund të sqaroni një çështje të vështirë, siç është marrja e vendimeve të rëndësishme familjare. Paratë vijnë dhe shkojnë, kështu që mos mendoni shumë. Marrëdhëniet intime në dashuri po thellohen edhe më shumë, por përpiquni të jeni shumë mirëkuptues me partnerin tuaj.

Virgjëresha

Parajsa do ju buzëqeshë. Kryeni të gjitha punët urgjente që keni sa më shpejt dhe shijoni kohën e lirë me argetime dhe shetitje pa asnjë shqetësim dhe merak. Me një gjakftohtësinë më të jashtëzakonshme ju do menaxhoni një situatë mjaft delikate. Në dashuria, kur dëshironi, mund të jeni simpatik, i ëmbël si sheqeri dhe me një prekje pikante që bën gjithçka shumë të shijshme.

Peshorja

Sot nuk do keni ernergjinë dhe pritshmërinë e duhur dhe do ndiheni disi të nënshtruar. Ju mund të gjendeni në një situate të pakëndshme ku do përpiqeni shumë dhe mund të merrni pak, kjo do të ishte shumë zhgënjyese. Bëni gjithçka që mundeni për të mbajtur trupin tuaj në formë dhe për të përmbushur dëshirat e të dashurit tuaj.

Akrepi

Do përballeni me pasion dhe dashuri, miqësi dhe interesa, argëtim dhe kuriozitete të reja. Marsi ju mbush me energji për projektet tuaja, Venera bën gjithçka më të bukur, Mërkuri lehtëson projektet dhe negociatat në vendin e punës: Lojërat dhe sfidat e mëdha janë të hapura! Miqësitë e reja dëshmojnë të jenë të rëndësishme si në sektorin social ashtu edhe në sektorin privat.

Shigjetari

Kohë e shkëlqyeshme për të filluar biznese të reja dhe për të bërë zbulime në lidhje me botën përreth jush. Hëna premton gjëra të shkëlqyera dhe rezultate të mëdha në punë, veçanërisht nëse jeni të gatshëm të përvishni mëngët dhe të punoni siç duhet. Është koha e përkryer për të ardhurat financiare për aq kohë sa ju dini si të luani me kartat tuaja.

Bricjapi

Shijoni favorizimet ‘speciale’ qiellore që do ju bëjnë të zbuloni shumë gjëra të reja për veten tuaj. Kjo ditë mund të sjellë një intuitë fituese. Shumë prej jush do keni disa fitime të papritura. Mbrëmje shumë dashamirëse për ata që janë në çift dhe të lumtura. Flirt për beqarët dhe të rinjtë.

Ujori

Ditën e sotme në profesionin tuaj jepni vetes një metodë dhe përpiquni të jeni të rregullt dhe të përpiktë. Lini mënjanë takimet, programet dhe projektet joefektive. Takoni njerëz të aftë dhe do ju ndihmojnë të shfrytëzoni burimet tuaja deri më tani të pashfrytëzuara. Merrni kohë për veten tuaj, përpiquni të mos krijoni frikë dhe pa dyshim hapni veten me ata që ju duan.

Peshqit

Qielli i sotëm ju ndihmon të demonstroni cilësitë tuaja dhe të arrini qëllime vërtet ambicioze. Përballë një zgjedhje, një vendim të rëndësishëm biznesi, ju do të dini se si të veproni. Në fushën e dashurisë për disa fillon një histori e re dhe për disa të tjera një lidhje do bëhet edhe më serioze.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular