BallinaAktualitetPse shërben një projekt SWAN

Pse shërben një projekt SWAN

Pse shërben një projekt SWAN

Projekti SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), një bashkëpunim ndërmjet 4 shteteve të rajonit, Shqipëri, Bullgari, Greqi, dhe Qipro si iniciativë për adresimin e problematikës menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve, për nxitjen e ripërdorimit dhe kalimit drejt ekonomisë qarkulluese.

Kjo sfidë është mjaft e vështirë në rajonin e Ballkanit Mesdhetar, ku kriza ekonomike është ende prezente, ku kontrolli i kostove është objektivi kryesor dhe ku kërkohen alternativa të reja rritjeje për ekonomitë rajonale dhe shoqëritë e tyre. Megjithëse ka shumë iniciativa ricikluese të përdorimit të mbetjeve dhe të teknologjisë rikuperuese, ende ekzistojnë burime të rëndësishme mbetjesh dhe materialesh, të cilat kërkojnë adresim të mëtejshëm për shkak të vështirësisë (kostos, kompleksitetit) të riciklimit dhe volumit të madh të tyre.

SWAN, synon krijimin e një sistemi inovativ BalkanMed, me akses të hapur ndaj gjithë palëve të interesuara, i cili do të zhvillojë lokalisht dhe do të menaxhojë në mënyrë ndër-rajonale, zinxhiret e vlerës për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta. Ai do të përbëhet nga dy pjesë:

  • Ekosistemi dixhital i cili do të jetë një rrjet prej katër platformash IT, nga një për secilin vend të konsortiumit;
  • Ekosistemi Industrial – ose me fjalë të tjera, një rrjet i industrive të rajonit, që prodhojnë dhe përdorin mbetje të ngurta.

Një arkitekturë e përbashkët, që do të bëjë të mundur shkëmbimin e informacionit, duke cuar në krijimin e Hartës SWAN të Mbetjeve të Ngurta për Ballkanin – një panel unik që bën lidhjen e rrjedhjeve të mbetjeve të ngurta dhe grupeve të interesit në rajon dhe një hap i rëndësishëm në zhvillimin e zgjidhjeve pragmatike të sfidave të EU.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular