BallinaKryesoreZëdhënësja e PD, Ina Zhupa replikon me kryeministrin: Dështimi e ka emrin...

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa replikon me kryeministrin: Dështimi e ka emrin Edi Rama. Basha, modeli i politikanit europian

Zedhenesja e PD, Ina Zhupa replikon me Ramen: Deshtimi e ka emrin Edi Rama

Lulzim Basha nuk ka asnje lidhje me ate qe perfaqeson Rama!

Sepse te punosh per qytetaret sipas Rames eshte deshtim. Te punosh per krimin, jo!

Te ndalosh mafian e ndertimit,  sipas Rames, eshte deshtim, te jesh partner i saj dhe t’i pastrosh parate me kulla shumekateshe, jo!

Te ndertosh shkolla kopshte e çerdhe, sipas Rames, eshte deshtim, te vjedhesh cdo qindarke deri dhe tek sherbimin shendetesor, jo!

Te perfaqesosh vlerat qytetare, sipas Rames, eshte deshtim, te kriminalizosh shtetin dhe qeverine, jo!

Ky modeli i Edi Rames duhet zhdukur nje ore e pare!

Basha eshte modeli i politikanit europian, qe mbart ne karrierien e tij arritje historike per vendin.

Ai eshte nder kontribuesit kryesore per ndertimin e rruges se kombit, Rama u vuri takse shqiptareve te veriut dhe Kosoves.

Basha eshte nder kontribuesit kryesore te anetaresimit te vendit ne NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave.

Nen lidershipin e Bashes, Shqiperise iu liberalizuan vizat, Rama perzuri shqiptaret nga vendi i tyre, i ktheu azilant që rrezikojnë liberalizimin e vizave, se i vodhi dhe varferoi Shqiperine.

Lulzim Basha punoi per dokumentimin e krimeve te luftes ne Kosove, pavaresine dhe njohjen nderkombetare te saj, Edi Rama, siç e thone media dhe eksperte nderkombetare, u investua personalisht per ndarjen e saj.

Ai mashtroi shqiptaret per 300 mije vende pune, shendetesi falas, rend dhe siguri, ulje te cmimit te produkteve te shportes, ulje te çmimit te energjise, etj.

E shnderroj Shqiperine ne vendin me taksat dhe çmimet me te larta, ku 1/3 e qytetareve nuk sigurojne dot as ushqimin e perditshem.

Arritjet e Rames, me te cilat tashme ka nje vend te percaktuar ne histori, jane kriminalizimi i shtetit, shnderrimi i Shqiperise ne Kolumbine e Europes, vendi me i korruptuar dhe ne emigracionin me te madh.

Nese deshtimi do te kishte nje emer tjeter, ai do te ishte Edi Rama!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular