BallinaKryesore29-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit/Të rinjtë protestojnë para kryeministrisë: PD...

29-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit/Të rinjtë protestojnë para kryeministrisë: PD do sjellë ndryshimin

FRPD, PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË NË 29 VJETORIN E RRËZIMIT TË BUSTIT TË DIKTATORIT KOMUNIST

29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, moment që pasoi lëvizjen studentore, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi një protestë në sheshin para kryeministrisë.
Të rinj e të reja, kryesisht studentë, iu përgjigjën thirrjes së FRPD dhe u bashkuan në këtë protestë, që megjithëse përkujtimore, përcolli mesazhe lirie e demokracie, në një kohë kur vendi është sot i keq qeverisur, ku rinia vuan mungesën e shkollimit cilësor dhe mundësinë e punësimit dhe të një jete normale..
Në fjalën e tyre të rinjtë që morën fjalën në protestë thanë se edhe sot pas 29 vitesh, ka ende buste për tu rrëzuar dhe thirrja që shoqëroi rënien e diktaturës, Liri-Demokraci, mbetet edhe sot aktuale. Folësit sollën edhe aktualitetin e rinisë sot që po detyrohet të braktisë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, pasi Shqipëria për shkak të keqqeverisjes nuk ua ofron këtë.
Sipas tyre, Edi Rama dhe qeveria e tij ka vrarë shpresën e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.
“Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, – u shpreh kreu i Forumit Rinor të PD

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI, GJATË PROTESTËS SË SOTME

Kur i dërguam njoftimin policisë për këtë tubim që po bëjmë sot, përgjigja që morëm ishte në fakt, arsyeja pse kemi dalë këtu. Policia tha se nuk shihte asgjë urgjente në motivet e protestës tonë, ndaj dhe nuk ishte dakort!
Pra, sipas tyre, sipas Lleshit, sipas qeverisë, sipas rilindjes, paska kohë plot!
Kjo është më e pakta tallje, por në fakt është bash e vërteta e tyre.
Nuk ka asgjë urgjente për këta, sepse janë kapur aq fort pas karrikes dhe privilegjeve dhe janë verbuar pas parasë dhe luksit, sa nuk shohin e nuk kuptojnë, urgjencën e madhe të vendit, të kombit.
Si nuk paska urgjencë një vend që po plaket?!
Si nuk paska urgjencë një vend që po braktiset nga rinia, nga profesionistët, nga studentët, nga pjesa e tij më vitale? Një vend ku po ikin të gjithë, paska ende kohë?!
Dy ditë më parë, një mikja ime dhe e juaja, Ina, edhe pse ka një jetë të rregulluar, ka kushte, i ka arritur me punë e me mund, edhe pse po pret me bashkëshortin momentin e saj më të lumtur, të behet nënë, më tha që ka prerë biletat dhe do ikë përfundimisht në Gjermani.
Jam prekur sepse Ina është një prej atyre njerëzve që i duhet vendit. Ajo e do Shqipërinë, e do të ardhmen tonë europiane, dhe ka shumë energji e ide të vlefshme. Janë mijra prej nesh që po ikin.
A kanë ata arsye? Patjetër që kanë. Ne fatkeqësisht jemi kthyer në një vend që prodhon vetëm stres e mungesë besimi, sepse kështu ndodh në një vend që sundohet, që keqqeveriset, që vidhet. Kështu ndodh në një vend ku qytetari nuk merret në konsideratë. Kështu ndodh në një vend ku qeveria ka prioritet rritjen e pushtetit dhe pasurisë së një grushti njerëzish.
Hapsirat e lirisë sa vijnë e ngushtohen, dhe modelet që ofrohen si histori suksesi, janë ose trafikantët e kriminelët me damkë, ose bijtë dhe bijat, të afërmit, rrjeti nepotik i rilindjes.
Pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot. Por jo cdo ndryshim ka ardhur për mirë. Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë!
Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Eshtë instrumenti i tyre i lirisë, dhe forma e fortë e protestës që kanë zgjedhur.
Por mirëkuptoj, inkurajoj, vlerësoj dhe respektoj pa fund ata që po rrinë, që po rezistojnë. Sic jeni ju sot, e sic janë mijra e mijra të rinj si ju, burra e gra, njerëz të këtij vendi që nuk janë dakort me këtë qeverisje e me këtë sistem, e duan ndryshim!
Dhe ndryshimi do të vijë të dashur miq.
Jam i sigurtë se do të vijë në momentin më të parë që të kemi një ballafaqim politik të ndershëm, me votë të lirë, me këtë organizatë të korruptuar që e ka zyrën këtu pas nesh.
Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin që duam që në ditët e para. Anullimi i ligjit për arsimin e lartë, dhe hartimi i një ligji të ri, që ka në thelbin e vet, studentin dhe nevojat e tij do të jetë nga vendimet e para të PD.Do hapet gara në këtë vend, do shtohen mundësitë, do të ketë energji. Vendi do gëlojë nga idetë, nga sipërmarrja, nga zhvillimi.
Sado gjatë, nuk mund të mbahet peng përgjithnjë një vend me një rini si e jona. Një rini që kërkon të studiojë, që kërkon të aftësohet, që endërron të jetë si gjithë Europa. Është e pamundur, dhe falë jush, e bashkë me Partinë Demokratike, ditë më të mirë na presin, dhe ne do i prijmë atij realiteti!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular