BallinaAktualitet“Do vëmë një monitor dhe në Bruksel”, Meta para mediave: Organizata mafioze...

“Do vëmë një monitor dhe në Bruksel”, Meta para mediave: Organizata mafioze e rilindjes rrëmben anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë pasditen e sotme për të publikuar të tjera fakte për grushtin e shtetit për të cilin akuzon maxhorancën.

Para një monitori të vendosur në Presidencë, Meta tha se një i tillë dhe më i madh mund të vendoset dhe në Bruksel për të kuptuar se si Rilindja ka vepruar për të zhdukur Gjykatën Kushtetuese.

“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

Ai më tej ka ftuar këshilltarin e tij ligjor z. Bledar Dervisha për të shpjeguar hap pas hapi në bazë të provave të reja se çfarë ka ndodhur.

“Do ftoj këshilltarin tim ligjor Bledar Dervishaj për të shpjeguar me qetësi e drejtësi hap pas hapi si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja që u detyruan të na i sjellin vetëm dje pas insistimit për të mos i sjellë për ditë të tëra, vetëm pasi ne denoncuam publikisht QBZ që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin. T’u referohemi fakteve.

Z.Dervishi ka qenë përfaqësuesi i Presidentit të Republikës në çdo mbledhje të komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, deklaroi Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular