BallinaKryesore"PoTëDëgjoj"/Basha tek grevistët: Mbështetje pa kusht për kërkesat e tyre! Janë tradhëtuar...

“PoTëDëgjoj”/Basha tek grevistët: Mbështetje pa kusht për kërkesat e tyre! Janë tradhëtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha vizitoi grevistët e rafinerisë së naftës dhe të stacionit të pompimit të ujit në Poçem. Në një postim online, Basha thotë se ofron mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre.

Statusi i Bashes

Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.
#PoTëDëgjoj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular