BallinaAktualitetVIDEO – Diplomimi/I riu shpërthen para Ramës: Duam bileta për arratisje. Rama:...

VIDEO – Diplomimi/I riu shpërthen para Ramës: Duam bileta për arratisje. Rama: Çojeni te shërbimi mjekësor, jepini recetën

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin

Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha Kryeministri.

Por ndërsa Rama po ligjëronte për të mirat e paktit të Universitetit, studenti u hodhën sërish duke pyetur kryeministrin:

Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Rama: Jepjani pra recetën atij tani.

Ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, pyetja që a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë.

Sot ndryshe nga deri dje studentët janë të trajtuar më mirë se deri dje dhe këtë e dini të gjithë ju që jeni këtu dhe prindërit tuaj.

Tek  ata që janë të shkëlqyer ka plot që janë me vështirësi ekonomike.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular