BallinaAktualitetArrestohen 115 persona në mbarë vendin, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Arrestohen 115 persona në mbarë vendin, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë detaje nga aksioni i zhvilluar gjatë natës së kaluar, gati në të gjithë vendin.

Kryepolici Veliu bëri me dije se janë arrestuar 115 persona, ku disa prej tyre janë organizatorët kryesorë të veprimtarisë së lojërave të fatit në shkallë vendi.

“Policia e shtetit ka finalizuar mbrëmë një operacion masiv në shkallë vendi. Janë vënë në pranga 115 persona, 24 të proceduar dhe 2 janë shpallur në kërkim. Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, armë zjarri, dhjetëra paratë celularë, kompjutera. Ndër të arrestuar janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të rrezikshme, që dënohen me 7-10 vite burg. Në Korçë janë arrestuar 9 persona, në Elbasan janë arrestuar 7 persona, në Durrës janë arrestuar 5 persona, në Berat janë arrestuar 4 persona. Operacioni është në vijim”, tha Veliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular