BallinaKryesore"Mazhoranca po saboton reformën zgjedhore", Opozita takon raporteren për Shqipërinë: Zgjedhje të...

“Mazhoranca po saboton reformën zgjedhore”, Opozita takon raporteren për Shqipërinë: Zgjedhje të parakohshme…

Përfaqësues të opozitës kanë zhvilluar sot një takim me reporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos.

Pak pas përfundimit të këtij takimi, ish-deputeti i PD-së Genc Pollo deklaroi për mediat se zgjedhjet e parakohshme në vend janë e vetmja zgjidhje për kalimin e këtij ngërçi politik. Sipas tij problem për bllokimin e negociatave është mazhoranca.

“Rruga e vetme për të rivendosure normalitetin kushtetues, demokratik në vend, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim dhe kthim në normalitet, që është kusht për BE. Është pengesa nga mazhoranca ajo që përbën një problem për Shqipërinë dhe negociatat. Ligjet si ai që i jep policisë që të përgjojë vend e pa vend. Me raporteren e PE-së, do të kemi një dialog të gjatë e të frytshëm”, tha Pollo.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila theksoi se mazhoranca taktika për të minuar reformën zgjedhore.

“Ishte kënaqësi të takoheshim sot me zonjën Isabel Santos si reportere e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe të ndanim me të shqetësimet tona por edhe vendimin e palëkundur të opozitës, për kërkesën tonë për çeljen e negociatave të Shqipërisë si një domosdoshmëri për rikthimin në linjën kushtetuese dhe ligjore. Sepse siç e dimë sot gjithçka ka dalë nga shinat, ku besueshmëria tek shteti ka rënë, ku shpresat e qytetarëve janë totalisht të ezauruara dhe ku mijëra qytetarë po largohen nga vendi dhe kjo është një fatkeqësi kombëtare sepse Shqipërisë po i largohet truri, po i largohet rinia, po i largohet thelbi i saj. Unë i kërkova sot zonjës Santos një kërkesë të drejtë për drejtë për mazhorancën, e cila nuk duhet të sabotojë dhe të minojë në asnjë moment Reformën Zgjedhore që është hapi i parë për të plotësuar dhe një nga kushtet e Bundestagut për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të çelë negociata në muajin mars, por mbi të gjitha për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë për të zgjedhur qeverinë e tyre, për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend.
Më vjen shumë keq që për të minuar Reformën Zgjedhore mazhoranca përdor taktika të ndryshme duke sabotuar në të njëjtën kohë Reformën në Drejtësi, duke ulur kështu besimin tek Reforma në Drejtësi me manipulime nga më të ndryshme, të cilat i kemi parë gjatë ditëve të fundit dhe duke minuar në të gjitha mënyrat Gjykatën Kushtetuese që është dhe thelbi kushtetues i këtij vendi, por është dhe dera e vetme jo vetëm për politikanët, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptar.
Ndaj dhe në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë më radhë të parë nga minimi i Reformës Zgjedhore dhe për mua data 15 mars është shumë vonë.
Reforma Zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në atë tryezë për ta bërë të mundur këtë.
Faleminderit!”, pohoi Gjosha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular