BallinaKryesoreNë Itali deri më tani 79 të infektuar nga koronavirusi, 2 të...

Në Itali deri më tani 79 të infektuar nga koronavirusi, 2 të vdekur, 18 në terapi intensive

Koronavirusi mbërrin në Itali. Deri tani shënohen dy viktima ndërkohë numri i të prekurve që rezultojnë pozitiv ndaj këtij virusi sa vjen e rritet.

Në dy rajonet ku është përhapur virusi janë Lombardia dhe Veneto. Dy viktima janë shtetas italianë. Një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi.

Lajmi është në perditesim të vazhdueshëm

Ora 23: 40 – Koronavirusi i perhapur ne 5 rajone te Italise 

Italia miraton një draft ligj me masa speciale për të evituar përhapjen e epidemisë së koronavirusit në nivel kombëtar. Masat speciale të hartuara pas 4 orësh mbledhje të jashtëzakonshem të këshillit të ministrave janë masa sigurie për  zonat ku janë verifikuar persona të infektuar nga koronavirus.

Ky draft ligj synon të garantojë sigurinë e shëndetit publik në të gjithë territorin kombëtar italian duke mos lejuar largimin e personave nga zonat ku janë verifikuar rastet pozitive nga koronavirus, pra në 10 komunat e Lombardisë e në 1 komunë në Veneto.

Bilanci deri më tani i epidemisë në Itali i bërë publik në konferencën për mediat i mbajtur menjëherë pas mbledhjes së këshillit të ministrave janë

Personat e infektuar janë 79 përfshirë 2 viktimat dhe nje i sheruar

76 të infektuar janë në 5 rajone italiane:
64 në Lombardi,
17 Veneto,
2 Emilia Romagna,
2 Lazi (cifti i turistëve kinesë),
1 në Piemonte.

33 persona kanë simptomat e virusit e janë në pritje të rezultatit të analizave

18 pacientë janë në terapi intensive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular