BallinaAktualitetShqipëria në listën e pastrimit të parave, Meta bën thirrje: Më 2...

Shqipëria në listën e pastrimit të parave, Meta bën thirrje: Më 2 mars të gjithë në bulevard!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sot pas njoftimit se FATF e kishte rikthyer Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave të pista, në krah me shtete të tilla si Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua, Uganda.

Ndaj Meta e ka përsëritur ftesën e tij për popullin që më 2 mars të mblidhen të gjithë në bulvard për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel. Në mesazhin e Metës thuhet:

“Të dashur qytetarë!

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”

Në vijim, Presidenti Meta ka publikuar artikullin e mëposhtëm.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular