BallinaSportAmbasada amerikane në mbrojtje të futbollistit serb, Iviq: Kosova është shtëpia jote

Ambasada amerikane në mbrojtje të futbollistit serb, Iviq: Kosova është shtëpia jote

Ambasada amerikane në Kosovë përmes rrjeteve sociale ka mbështetur futbollistin serb, Ilija Iviq, i cili ka vendosur që të luajë për Kosovën.

Mirëpo një vendim i tillë nuk ka kaluar pa pasoja, pasi të dy prindërit e tij janë larguar nga puna për shkak të vendimit të tij për të luajtur me Kosovën U19, transmeton Koha.net.

Ambasada amerikane thotë se Iviq me veprimin e tij ka inspiruar shumë të rinj në Kosovë, derisa thekson se politika nuk ka vend në sport.

“Urime për Ilija Iviqin. Ai po inspiron të gjithë të rinjtë në Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një atlet të talentuar në Kosovë. Kosova është shtëpia jote”, ka shkruar Ambasada amerikane.

Image
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular