BallinaAktualitetKoronavirusi, televizionet italiane largojnë publikun nga studiot

Koronavirusi, televizionet italiane largojnë publikun nga studiot

Emergjenca nga koronavirusi ka tronditur edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që të dielën në mbrëmje të dale në transmetim me programin “Live – Non è la d’Urso”, por pa publik në studio. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin “Mattino 5” të së hënës si dhe “Le Iene” që transmetohet të martën dhe të enjten.

“Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona” – tha Barbara d’Urso në një postum në Instagram. “Thuhet se “the show must go on”, por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo.

“Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku” – tha prezantuesja. Edhe drejtuesit e programit Le Iene thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publik në studio.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular