BallinaBotaRumania vendim ekstrem, kush vjen nga Lombardia do të qëndrojë 14 ditë...

Rumania vendim ekstrem, kush vjen nga Lombardia do të qëndrojë 14 ditë në karantinë

Rumania ka vendosur, që çdo person që futet në këtë vend pasi ka ardhur nga zona e Lombardisë në Itali, të futet në karantinë të detyruar. Ky është vendimi i autoriteteve rumune për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Personat do të qëndrojnë në karantinë të detyruar për 14 ditë, dhe nëse për momentin nuk janë të sëmurë apo kanë simptoma. Ministria e Shëndetësisë rumune ka rudhëruar marrjen e kësaj mase për të gjithë personat që vijnë nga një vend i prekur ose për ata që kanë kaluar nëpër ato komuna.

Ky vendim ekstrem është marrë për shkak të lëvizjeve të shumta të njerëzve midis dy vendeve. Në një postim në rrjetet sociale ministria tha se “të gjitha rastet e dyshuara, do të raportohen menjëherë pranë departamenteve të shëndetit publik”. Ndërkohë, në Itali ka shkuar në 153 numri i personave të prekur nga koronaviursi, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular