BallinaAktualitetNdahet nga jeta gazetari, poeti dhe shkrimtari i njohur

Ndahet nga jeta gazetari, poeti dhe shkrimtari i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare gazetari, poeti dhe shkrimtari i njohur, Vasil Tabaku. Lajmin e kanë bërë me dije të familjarët e tij, në një reagim në rrjete sociale.

Vasil Tabaku, lindi në Mallakaster më 10.09. 1953, përfundoi studimet e larta universitare në Fakultetin e Historisë dhe Filozofisë, Dega Gjuhë-Letërsi, me rezultate të shkëlqyera, më 1977 dhe filloi punë si mësues në shkollën 8-vjeçare në Ninësh, Mallakastër dhe më pas (1978-1986) drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.

Në vitin 1986-1987 punoi si gazetar në gazetën “Dita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitin 1987, për dy vjet, specializohet për skenarist të filmit artistik dhe ekranit tekeviziv, ku është diplomuar po ashtu shkëlqyeshëm dhe deri në vitin 1993 punon skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.

Më 1993-1998 punon si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), Tiranë dhe gjatë kësaj kohe (1995) kryen trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT- Ankara, Turqi. Në vitet 2001-2002 d ishte kryeredaktor i gazetës “Tirana Demokratike”, organ i PD, Tiranë dhe më pas, për dy vjet, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë”, organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë. Në vitet 2007-2014 punon si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ATSH.

Më pas punoi si reporter për një agjenci të huaj lajmesh për shqipërijë dhe rajonin e Ballkanit. Gjatë kësaj përiudhe ai botoi disa veprave letrare si poezi, romane, shtudime sociologjike të cilat janë përkthyer në disa vënde të ndryshme si SHBA, Greqi, Francë, Itali, Gjermani etj.

Tabaku është autor i 25 dokumentarëve televizivë dhe i qindra emisioneve televizive dhe radiofonike. Po ashtu, ka botuar mbi 5000 shkrime, analiza dhe esse publicistike në shtypin shqiptar. Së fundmi Keshilli Bashkiak e shpalli Qytetar nderi i Mallakastrës.

Dega e PD të Njësisë nr.8 në Tiranë i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur.

Mesazhi i plotë i Degës së PD të Njësisë nr.8 në Tiranë

Me hidhërim të thellë po ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej miqve tanë më të ngushtë. Z. Vasil Tabaku. I lindur dhe rritur në kushtet e persekucionit komunist, i edukuar me frymen e patriotizmit dhe atdhedashurisë, Vasili u bashkua dhe ishte nga antarët themelues te Partise Demokratike.

Sherbeu me fisnikeri në çdo detyre që iu ngarkua si në ushtrimin e funksioneve që iu besuan ashtu edhe në opozitë. Spikati aktiviteti i tij prej demokrati qendrestar, sidomos në vitet e rebelimit komunist ‘97-98. Sot familja e tij humbi njeriun e saj më të dashur, komuniteti i shkrimtareve poetin që aq bukur thurte vargje, gazetaria një zë të vërtetë dhe Partia Demokratike një demokrat me vlera të rralla. Lamtumirë vëlla Vasil! I lutemi Zotit ti hapi dyert dhe të prehesh përjetë në parajsë! Vepren tënde do ta kujtojmë gjithmonë me respekt!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular