BallinaShendetRaportohen raste me Coronavirus edhe në Zvicër, Austri, Kroaci, Spanjë dhe...

Raportohen raste me Coronavirus edhe në Zvicër, Austri, Kroaci, Spanjë dhe Greqi. Ja harta e përhapjes së tij.

Pas raportimeve të fundit të rasteve nga coronavirusi në Itali, virusi po zgjerohet edhe në disa pjesë të Evropës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zvicra, Austria, Greqia, Kroacia dhe Spanja janë vendet e fundit që janë goditur nga virusi vdekjeprurës.

Austria raportoi të martën dy rastet e para, ndërsa bëhet e ditur për dy italianë të cilët kohët e fundit mbërritën nga veriu i Italisë.

Çifti të dy 24 vjeç nga Italia, kishin udhëtuar të premten në krahinën malore austriake Tyrol, e cila kufizohet me Italinë.

Një tjetër i infektuar në Italinë veriore është edhe një grua nga Barcelona, për të cilën autoritetet përkatëse në Spanjë kanë konfirmuar rastin.

Megjithatë për dy rastet e konfirmuara në Zvicër dhe në Kroaci, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse janë infektuar në Itali.

Ndërkaq në Greqi, dy burra që dyshohen për coronavirus, janë dërguar në spital të Athinës.

Në Tenerife në Spanjë, rreth 1,000 vizitorë që qëndrojnë në Pallatin “Costa Adeje” thuhet se janë vendosur në karantinë pasi një vizitor nga Italia u konfirmua të ketë coronavirusin.

Italia është bërë “një vijë e parë” e shpërthimit global të virusit, me 280 raste dhe shtatë vdekje të konfirmuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular