BallinaKryesoreAlbin Kurti i kthen përgjigje SHBA: Nuk e heqim taksën me Serbinë

Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA: Nuk e heqim taksën me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Kësisoj priten pasoja të mëdha për Kosovën.

Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga qeveria e Albin Kurtit. Kurti tashmë u është përgjigjur amerikanëve negativisht.

SHBA-të po planifikojnë të merrin masa. Nuk dihet saktësisht se çdo të bëjë Amerika, megjithatë pezullimk i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë – Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular