BallinaAktualitetHoroskopi 28 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 28 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Ditën e sotme në qendër të vëmendjes janë paratë. Nëse e kuptoni se ndonjë projekt nuk ka shanse për sukses, vendoseni përkohësisht mënjanë. Nëse gjeni ndonjë dobësi tek vetja, forcojeni ato. Nëse ekzistojnë pengesa dhe jeni të sigurt se ajo që synoni të arrini është brenda mundësive tuaja, përballuni me ato pa frikë.

Demi

Ju po përballeni me një seri ngjarjesh. Nëse e dini se si të lëvizni me shkathtësi, do të keni mundësi të shënoni një numër suksesesh të papërsëritshme, por nuk do të arrijnë t’ju kënaqin. Mos kerkoni shumë, sot mund të kesh nesër mbase nuk do keni asgjë. Ata që kërkojnë një shok shpirti mund të kenë surpriza të këndshme dhe do e kenë të kuptojnë nëse është vetëm pasion apo dashuri e vërtetë.

Binjakët

Do jeni pa humor dhe shoqëria do lërë diçka për të dëshiruar. Më mirë të shmangni komentet e partnerit dhe vendet kaotike; do të bëni mirë të mos pranoni ftesa në ambjente me shumë njerëz. Mos qëndroni në shtëpi, do keni nevojë të argëtoheni. Përpiquni të merrni kohë për veten tuaj, rezervat tuaja të energjisë nuk janë të pafundme.

Gaforrja

Më të bukur se kaq nuk mund ta kishe kërkuar këtë ditë. Do jinni të kërkuar dhe dëshiruar nga të gjithë miqtë. Në dashuri parashikohen moment romantike dhe takime të veçanta. Filloni një aktivitet të këndshëm dhe relaksues për ta kultivuar si hobi.

Luani

Ditën e sotme do ndiheni më të nervozuar, të hutuar dhe të ndjeshëm sesa ditëte kaluara. Fërkimet me partnerin për administrimin e parave nuk janë të përjashtuara, e lëre më problemet me pajisjet elektronike ose mjetet mekanike. Nëse ndjehenitë mërzitur dilni në darkë me miqtë që ju pëlqen.

Virgjëresha

Qiell absolutisht fantastik për shenjën e Virgjëreshës! Parashikohen udhëtime të gjata jashtë vendit. Ju mund të dëshironi të bëni një fluturim të minutës së fundit për një fundjavë në një qytet të bukur të huaj. Pse jo? Si çift, me marrëveshje të ndërsjellë, do të doni vetëm të shtrini krahët dhe të shijoni një ditë dashurie dhe qetësie.

Peshorja

Të gjitha projektet e ndryshimit janë favorizuar, duke filluar nga orenditë shtëpiake. Organizoni llogaritë e shtëpisë tuaj dhe çështjet në pritje. Bëni përpjekje për të përmirësuar gjërat në marrëdhëniet emocionale, nëse ato kanë nevojë për përmirësim: përqendrohuni në dialog dhe në mirëkuptim seksual. Përkushtojini bujarisht një shoku që ka bërë shumë për ju.

Akrepi

Do ju shoqërojë një ndjenjë gjatë kësaj ditë që do ju bëjë të mos jeni në gjendje të bëni gjëra që dëshironi. Në shumë raste do të jenë pengesa që lidhen me nxitimin, lodhjen ose njerëzit jo të besueshëm. Për të vendosur një mirëkuptim të qëndrueshëm sentimental duhet të kaloni disa pengesa por më pas gjërat do jenë shum herë më të lehta dhe të dobishme.

Shigjetari

Aktivitetet tuaja do të marrin stimuj, si nga ana financiare, shoqërore dhe njerëzore. Ajo që duhet të bësh është t’i menaxhosh me vendosmëri dhe pasion të madh! Takimet dashurore janë premtuese. Midis jush dhe atyre rreth jush ka mirëkuptim, tërheqje fizike, qartësi dhe sinqeritet.

Bricjapi

Sot do ndiheni sikur keni prekur qiellin me dore, gjithçka do jetë absolutisht e përsosur. Do shfaqeni në gjendje të shkëlqyer, jashtëzakonisht të shoqërueshëm dhe të gatshëm për të ndarë projektë të kohës së lirë dhe argëtuese me miqtë. Beqarët do të kenë mundësinë ta lënë veten të zhgënjehen nga një dashuri krejt e re.

Ujori

Besimi dhe opinionet që do ju kërkohen, do jenë një shpatë me dy tehe sot. Edhe pse do jetë pak e vështirë, përpiquni të mbani mendimet dhe sekretet tuaja për veten. Dëshira për të takuar njerëz inkurajon punën që do t’ju sjellë kontakte të reja dhe njohuri të dobishme. Mbrëmje e lumtur për të dashuarit!

Peshqit

Shprehja e emocioneve dhe ndjenjave tuaja nuk ka qenë kurrë më e lehtë sesa sot dhe kjo do t’ju japë dorën në marrëdhëniet ndërnjerëzore, ku do të keni sukses të madh. Në punë, aftësitë tuaja forcohen: ju do t’i përqendroni energjitë tuaja në para, me qëllim rritjen e të ardhurave, racionalizimin e shpenzimeve dhe t’i jepni vetes një luks dhe kënaqësi shtesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular