BallinaAktualitet"Mezhgorani”, si i ndihmoi Marina Fara dy transportuesit e drogës t’i arratisen...

“Mezhgorani”, si i ndihmoi Marina Fara dy transportuesit e drogës t’i arratisen policisë

Roxhensa Kapurani ka tashmë masën “Detyrim paraqitje” nga Prokuroria. E njohur për publikun si Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona.

Gazeta Shqiptare bëri me dije se policia tashmë ka ushtruar kontroll në banesën e saj, por nuk ka gjetur asgjë që ta implikojë me grupin. Ditën e sotme detaje të reja mësohen nga përfshirja e vajzës së Eli Farës në këtë operacion.

Burime bëjnë me dije se dyshimet për Marina Farën janë se ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen. Mësohet se policia ka qenë duke ndjekur dy persona teksa me makinë, kanë qenë duke transportuar një sasi droge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Burime nga policia bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

Megjithatë nuk është mundur të faktohet se vajzat kanë pasur dijeni për drogën. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese. Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili.

Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni. Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë dhe janë të hapur për lidhje të reja./GSH.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular