BallinaAktualitetManifestimi i 2 marsit/Rama mesazh Metës: Degradim, debati për “Besëlidhjen” dhe “Besëliken”!

Manifestimi i 2 marsit/Rama mesazh Metës: Degradim, debati për “Besëlidhjen” dhe “Besëliken”!

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh të koduar Presidentit Ilir Meta, një ditë para manifestimit të thirrur nga ky i fundit.

Para Presidencës, ku po zhvillohet dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste, me në fokus të rinjtë, Rama tha se është degradim i madh debati besëlidhja apo besëlikja.

Më tej, duke iu drejtuar të rinjve, kreu i qeverisë tha se mjafton të dëgjosh atë që është pas jush (Presidentin) për të kuptuar deri ku shkon çmenduria.

“Nuk është debati Beslidhja dhe Beslikja, që ka marrë vëmendje. Kush është me Beslidhjen, kush është me Besliken, pa kuptim, humbje kohe, degradim i madh dhe goditje e shpresës se në këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në TV sikur janë ata dhe pas tyre s’ka gjë tjetër.

Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa, për të kuptuar deri ku shkon çmenduria. Mjafton të hapësh TV dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat, për të parë deri ku shkon gjuha dhe çfarë lirie për të shthurur gjuhën kanë njerëzit këtu. Por kjo nuk është liri demokratike e jetës, pasi këtë e përcakton fakti sa dëgjohesh dhe sa ndërveprim ka”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular