BallinaAktualitetE marta sjell reshje shiu, çadrat me vete

E marta sjell reshje shiu, çadrat me vete

Dita e martë do të vijojë me mot të paqëndrueshëm duke sjellë edhe reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i masave  ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë, të cilat do diktojnë vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Këto kushte atmosferike do të mbeten gjatë gjithë ditës, herë pas here reshjet bëhen mesatare dhe lokalisht intensive.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes dhe ulen mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 18-19°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular